Arkivi i lajmeve

arrow_left 2009 arrow_right

Komunikatat pėr shtyp

7 prill 2008

Prishtinė, Kosovė, 7 prill 2008 - Komisioni Kushtetues ia dorėzon Kushtetutėn e propozuar Presidentit tė Republikės sė Kosovės

 

Komisioni Kushtetues i Republikės sė Kosovės ka miratuar dhe nėnshkruar nė mėnyrė formale Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, sot nė orėn 13:00 nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė ceremoninė e nėnshkrimit, Komisioni i paraqiti Kushtetutėn e propozuar Presidentit tė Republikės sė Kosovės, z.Fatmir Sejdiu. Presidenti do t’ia dorėzojė Kushtetutėn e propozuar Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Sė shpejti pritet miratimi formal i Kushtetutės nga ana e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

Komisioni Kushtetues ka punuar pėr mė shumė se njė vit nė pėrgatitjen e Kushtetutės pėr Kosovėn. Gjatė kėtij procesi, Komisioni ka konsultuar shumė Kushtetuta tė shteteve demokratike si dhe ka diskutuar me shumė ekspertė vendor dhe ndėrkombėtar. Po ashtu Komisioni Kushtetues ka organizuar procesin pėr informim publik, i cili ėshtė zhvilluar nė dy faza, pėr qėllim tė pėrfshirjes sė qytetarėve nė procesin e hartimit tė Kushtetutės. 

Tė gjitha komentet e bėra nga qytetarėt dhe organizatat e interesuara pėrmes diskutimeve nė debate publike, tryeza tė rrumbullakėta, letrave tė dėrguara pėrmes postės elektronike, postės dhe faqes sė internetit, janė organizuar nga Sekretariati i Komisionit Kushtetues dhe janė shqyrtuar nga grupet punuese tė Komisionit Kushtetues. Afėrsisht 35% e komenteve tė dorėzuara nga qytetarėt dhe organizatat e ndryshme janė inkorporuar plotėsisht apo pjesėrisht nė Kushtetutėn e miratuar nė mėnyrė formale nga ana e Komisionit Kushtetues.

Kushtetuta e propozuar e Republikės sė Kosovės dhe informatat tjera nė lidhje me procesin e pėrfshirjes sė qytetarėve janė publikuar nė faqen e internetit www.kushtetutakosoves.info.

Komisioni Kushtetues dėshiron tė shpreh falėnderimet e tij tė sinqerta tė gjithė qytetarėve dhe organizatave profesioniste pėr komentet, vėrejtjet dhe sugjerimet e tyre nė lidhje me Projekt-Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Pėr informata shtesė nė lidhje me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, procesin pėr hartimin e kushtetutės dhe ngjarjet publike, dhe procesverbalet nga tė gjitha takimet publike, ju lutem tė vizitoni: 

www.kushtetutakosoves.info , www.ustavkosova.info , www.kosovoconstitution.info.

 

Pėr Komisionin Kushtetues:

Komisioni Kushtetues i Kosovės ėshtė themeluar nga Presidenti i Kosovės nė pėrputhshmėri me rekomandimet e Emisarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Ahtisaarit, nė Raportin  pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė dorėzuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara.  Komisioni e reflekton diversitetin e Kosovės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr hartimin e Kushtetutės qė pėrfaqėson interesat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.

 

Informatat pėr kontakt:

Sekretariati i Komisionit Kushtetues

Qeveria e Kosovės, Ndėrtesa e re, kati i 8-tė, zyra nr. 803

Sheshi Skėnderbeu

10000 Prishtinė, Kosovė

Tel: +381 38 20014 208 

 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit