Letėr nga Kryesuesi i Komisionit Kushtetues

Komisioni Kushtetues i Republikės sė Kosovės ka pėrfunduar punėn e tij dhe ka miratuar nė mėnyrė formale Kushtetutėn e Propozuar pėr Republikėn e Kosovės nė ceremoninė e organizuar enkas pėr kėtė qėllim dhe i’a ka dorėzuar Projekt-Kushtetutėn Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Sė shpejti, Presidenti do t’ia dorėzojė Kushtetutėn e Propozuar Kuvendit tė Kosovės pėr miratim.

Komisioni Kushtetues ka punuar pėr mė shumė se njė vit pėr tė pėrgatitur Projekt-Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės e cila pasqyron vullnetin e popullit tė Kosovės dhe zotimin e institucioneve tona pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik tė udhėhequr nga parimet dhe standardeve mė tė mira ndėrkombėtare.

Pėr tė siguruar se Projekt Kushtetuta e Republikės sė ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e  qytetarėve tė Kosovės, Komisioni Kushtetues ka bėrė publike Projekt-Kushtetutėn e Kosovės me 17 Shkurt 2008 dhe ėshtė angazhuar nė procesin e konsultimit dhe diskutimit me qytetarėt e Kosovės. Si rezultat i procesit tė pėrfshirjes sė qytetarėve dhe grupeve tė interesit, Komisionit Kushtetues i janė dėrguar mbi mija komente. Komisioni ka organizuar dhe shqyrtuar secilin koment tė dorėzuar nga qytetarėt e Kosovės dhe organizata e interesuara. Shumė komente janė inkorporuar nė Kushtetutė, duke e bėrė atė edhe mė tej njė dokument i cili pasqyron pėrcaktimin e qytetarėve tė Republikės sė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė Kosovė si shtet tė lirė, demokratik dhe paqedashės.

Nė emėr tė Komisionit Kushtetues tė Republikės sė Kosovės, dėshiroj tė shpreh falėnderimet mė tė thella tė gjithė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės tė cilėt kanė marrė pjesė nė takimet publike, tryeza tė rrumbullakėta dhe kanė dėrguar komente pėrmes postės, postės elektronike dhe faqes sė internetit.Kėto komente me tė vėrtet kanė ndihmuar Komisionin Kushtetues qė edhe mė tej tė pėrmirėsojė pėrmbajtjen e Projekt-Kushtetutės. Komisioni gjithashtu dėshiron tė shpreh falėnderimet e tij edhe shumė organizatave tė cilat nė mėnyrė formale kanė dorėzuar komentet e tyre pėr t’u shqyrtuar nga Komisionit Kushtetues, pėrfshirė Akademinė e Arteve dhe Shkencave sė Kosovės, Kėshillin Gjyqėsor tė Kosovės, Institutin Gjyqėsor tė Kosovės, Ombudspersonin, Asociacionin e Komunave tė Kosovės, Rrjetin e Grupeve tė Grave tė Kosovė, Koalicionin e Organizatave tė Personave me Aftėsi tė Kufizuara tė Kosovės “Mundėsi tė Barabarta”, Shoqatėn Kosovare e tė Shurdhėrve, Kishėn Katolike e Kosovės, Bashkėsinė Islame e Kosovė, Kishėn Protestante Ungjillore tė Kosovės,  Konfederatėn e Sindikatave tė Lira tė Kosovės, Bashkimin e Sindikatave tė Pavaruara tė Kosovės, KDTP-nė nga Prizreni, Riinverstin, KIPRED-in, Komisionin e Pavarur pėr Media, Zyrėn e Rregullatorit pėr Energji, Agjencionin e Kosovės pėr Produkte Medicinale, Zyrėn pėr Qeverisje tė Mirė, Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Departmentin Ligjor tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Amnesty International, Mental Disability Rights International, Komitetin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, “Romano Them”, Pai-n dhe Human Rights Watch.

Mė nė fund, falėnderojmė tė gjithė ata qė kanė ndihmuar Komisionin Kushtetues gjatė tėrė procesit – pėr durimin tuaj, pėr mirėkuptimin tuaj, dhe para sė gjithash pėr kontributin tuaj.  Kjo pėrpjekje kolektive ka rezultuar nė Kushtetutėn e Shtetit mė tė ri nė Botė.

Miratimi i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė drejtim tė ndėrtimit tė shtetit pėr tė cilin tė gjithė do tė jemi krenar.

Sinqerisht,
Prof. Dr. Hajredin Kuci
Kryesues i Komisionit Kushtetues

 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit