Qeverisja lokale dhe organizimi territorial

Neni 123 [Parimet e Pėrgjithshme]

1. E drejta e vetėqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.

2. Vetėqeverisja lokale ushtrohet nėpėrmjet organeve pėrfaqėsuese tė zgjedhura nė zgjedhje tė pėrgjithshme, tė barabarta, tė lira e tė drejtpėrdrejta dhe me votim tė fshehtė.

3. Veprimtaria e organeve tė vetėqeverisjes lokale bazohet nė kėtė Kushtetutė dhe nė ligjet e Republikės sė Kosovės dhe respekton Kartėn Evropiane pėr Vetėqeverisjen Lokale. Republika e Kosovės merr parasysh dhe zbaton Kartėn Evropiane pėr Vetėqeverisjen Lokale nė masėn e kėrkuar nga vendi nėnshkrues.

4. Vetėqeverisja lokale bazohet nė parimet e qeverisjes sė mirė, transparencės, efikasitetit dhe efektivitetit nė ofrimin e shėrbimeve publike, duke u kushtuar kujdes tė veēantė nevojave dhe brengave specifike tė komuniteteve qė nuk janė shumicė dhe pjesėtarėve tė tyre.


Neni 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetėqeverisjes Lokale]

1. Njėsi themelore e vetėqeverisjes lokale nė Republikėn e Kosovės ėshtė komuna. Komunat gėzojnė shkallė tė lartė tė vetėqeverisjes lokale dhe inkurajojnė e sigurojnė pjesėmarrje aktive tė tė gjithė qytetarėve nė procesin e vendimmarrjes sė organeve komunale.

2. Themelimi i komunave, kufijtė, kompetencat dhe mėnyra e organizimit dhe funksionimit tė tyre, rregullohen me ligj.

3. Komunat kanė kompetenca vetanake, tė zgjeruara dhe tė deleguara nė pajtim me ligjin. Autoriteti shtetėror qė delegon kompetencat, pėrballon shpenzimet pėr ushtrimin e delegimit.

4. Komunat kanė tė drejtė pėr bashkėpunimin ndėrkomunal dhe pėr bashkėpunimin ndėrkufitar, nė pajtim me ligjin.

5. Komunat kanė tė drejtė tė vendosin, tė caktojnė, tė mbledhin dhe tė shpenzojnė tė hyrat e veta si dhe tė marrin fonde nga Qeveria qendrore, nė pajtim me ligjin.

6. Komunat obligohen tė respektojnė Kushtetutėn, ligjet, dhe tė zbatojnė vendimet gjyqėsore.

7. Rishikimi administrativ i akteve tė komunave nga autoritetet qendrore nė fushėn e kompetencave tė tyre, kufizohet nė sigurimin e pėrputhjes me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe me ligjin.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit