Presidenti i republikės sė Kosovės

Neni 83 [Statusi i Presidentit]

Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikė sė Kosovės.

Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]

Presidenti i Republikės sė Kosovės:
(1)   pėrfaqėson Republikėn e Kosovės brenda dhe jashtė;
(2)  garanton funksionimin kushtetues tė institucioneve tė pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė;
(3)   shpall zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės dhe thėrret mbledhjen e parė te tij;
(4)   nxjerr dekrete nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
(5)   shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės;
(6)   ka tė drejtėn e kthimit pėr rishqyrtim tė ligjeve tė miratuara, nėse konsideron se janė tė dėmshme pėr interesat legjitime tė Republikės sė Kosovės ose tė njė a mė shumė komuniteteve tė saj. Tė drejtėn e rikthimit tė njė ligji mund ta shfrytėzojė vetėm njė herė;
(7)   nėnshkruan marrėveshjet ndėrkombėtare nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
(8)   propozon amendamente pėr kėtė Kushtetutė;
(9)   mund tė referojė ēėshtje kushtetuese nė Gjykatėn Kushtetuese;
(10)   udhėheq politikėn e jashtme tė vendit;
(11)  pranon letrat kredenciale tė shefave tė misioneve diplomatike tė akredituar nė Republikėn e Kosovės;
(12)   ėshtė Komandant Suprem i Forcave tė Sigurisė tė Kosovės;
(13)   udhėheq Kėshillin Konsultativ pėr Komunitete;
(14)   cakton mandatarin pėr formimin e Qeverisė, pas propozimit tė partisė politike ose tė koalicionit, qė pėrbėn shumicėn e Kuvendit;
(15)   emėron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės me propozimin e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės;
(16)   emėron dhe shkarkon gjyqtarėt e Republikės sė Kosovės me propozimin e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės;
(17)   emėron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit tė Republikės sė Kosovės, me propozimin e Kėshillit Prokuroial tė Kosovės;
(18)   emėron dhe shkarkon prokurorėt e Republikės sė Kosovės, me propozimin tė Kėshillit Prokurorial tė Kosovės;
(19)   emėron gjyqtarėt pėr Gjykatėn Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
(20)  emėron Komandantin e Forcave tė Sigurisė tė Kosovės, pas rekomandimit tė Kryeministrit;
(21)   sė bashku me Kryeministrin, emėron Drejtorin, Zėvendėsdrejtorin dhe Inspektorin e Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Kosovės pėr Intelegjencė;
(22)  vendos pėr shpalljen e Gjendjes sė Jashtėzakonshme, nė konsultim me Kryeministrin;
(23)   mund tė kėrkojė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurisė tė Kosovės dhe i kryeson ato nė kohėn e Gjendjes sė Jashtėzakonshme;
(24)  vendos pėr formimin e misioneve diplomatike e konsullare tė Republikės sė Kosovės, nė bazė tė konsultimit me Kryeministrin;
(25)   emėron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike tė Republikės sė Kosovės, me propozimin e Qeverisė;
(26)   emėron Kryetarin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve;
(27)  emėron Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės i cili shėrben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emėron anėtarėt e tjerė tė Bordit tė Bankės;
(28)   jep medalje, mirėnjohje dhe ēmime, nė pajtim me ligjin;
(29)   shpall falje individuale, nė pajtim me ligjin;
(30)   sё paku njė herė nė vit i drejtohet Kuvendit tė Kosovės pėrkitazi me fushėveprimtarinė e tij/saj.

Neni 85 [Kualifikimi pėr Zgjedhjen e Presidentit]

President i Republikės sė Kosovės mund tė zgjedhet ēdo shtetas i Republikės sė Kosovės, i cili e ka mbushur moshėn tridhjetė e pesė (35) vjeēare.


Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]

1. Presidenti i Republikės sė Kosovės zgjedhet nga Kuvendi, me votim tė fshehtė.

2. Zgjedhja e Presidentit tė Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet jo mė vonė se tridhjetė (30) ditė para pėrfundimit tė mandatit tė Presidentit aktual.

3. Secili shtetas i Republikės sė Kosovės mund tė nominohet si kandidatė pėr President tė Republikės sė Kosovės, nėse ajo/ai siguron nėnshkrimet e tė paktėn tridhjetė (30) deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės. Deputetėt e Kuvendit mund tė nėnshkruajnė vetėm pėr njė kandidatė pėr President tė Republikės sė Kosovės.

4. Zgjedhja e Presidentit bėhet me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.

5. Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para, organizohet votimi i tretė nė mes tė dy kandidatėve tė cilėt kanė marrė numrin mė tė lartė tė votave nė votimin e dytė dhe kandidati qė merr shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve, zgjedhet President i Republikės sė Kosovės.

6. Nėse nė votimin e tretė, asnjėri kandidat nuk zgjidhet President i Republikės sė Kosovės, shpėrndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, tė cilat duhet tė mbahen brenda dyzet e pesė (45) ditėsh.


Neni 87 [Mandati dhe Betimi]

1. Presidenti i Republikės sė Kosovės fillon mandatin pasi tė ketė dhėnė betimin para  Kuvendit tė Kosovės. Teksti i betimit rregullohet me ligjin.

2. Mandati i Presidentit ėshtė pesė (5) vjet.

3. Pas pėrfundimit tė mandatit tė parė, Presidenti mund tė rizgjedhet vetėm edhe njė herė.


Neni 88 [Papajtueshmėria]

1. Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik.

2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion nė parti politike.


Neni 89 [Imuniteti]

Presidenti i Republikės sė Kosovės gėzon imunitet nga ndjekja penale, paditė civile ose shkarkimi pėr veprimet dhe vendimet brenda fushėveprimit tė pėrgjegjėsive tė Presidentit tė Republikės sė Kosovės.


Neni 90 [Mungesa e Pėrkohshme e Presidentit]

1. Nė rast se Presidenti i Republikės sė Kosovės pėrkohėsisht nuk ėshtė i aftė pėr tė pėrmbushur pėrgjegjėsitė e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojė vullnetarisht detyrat e postit tė tij/saj, Kryetarit tė Kuvendit, i cili do tė jetė ushtrues i detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Urdhri i Presidentit pėr kalimin e pėrgjegjėsive duhet tė pėrmbajė veēanėrisht arsyet dhe kohėzgjatjen e kalimit tė pėrgjegjėsive, nėse ka njohuri pėr to. Presidenti i Republikės sė Kosovės do tė rifillojė ushtrimin e pėrgjegjėsive kur tė jetė nė gjendje t’i ushtrojė pėrgjegjėsitė, dhe kėshtu Kryetarit tė Kuvendit i pushon posti i ushtruesit tė detyrės sė Presidentit.

2. Nė rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i pėrgjegjėsive, Kuvendi i Republikės sė Kosovės, pas konsultimit me konsiliumin mjekėsor, me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve vendos nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė pėrkohėsisht i paaftė pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė e veta. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės do tė shėrbejė si ushtrues i detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės derisa ajo/ai tė bėhet i aftė qė tė rifillojė ushtrimin e pėrgjegjėsive tė Presidentit.

3. Posti i ushtruesit tė detyrės sė Presidentit tė Republikės sė Kosovės, nuk mund tė ushtrohet pėr njė periudhė mė tė gjatė se gjashtė (6) muaj.


Neni 91 [Shkarkimi i Presidentit]

1. Presidenti i Republikės sė Kosovės mund tė shkarkohet nga Kuvendi nėse ai/ajo ėshtė dėnuar pėr kryerjen e krimit tė rėndė ose nėse ajo/ai nuk ėshtė i/e aftė pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė e kėtij posti pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė ose nėse Gjykata Kushtetuese ka pėrcaktuar se ajo/ai ka bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės.

2. Procedura pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės sė Kosovės mund tė iniciohet nga njė e treta (1/3) e deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt nėnshkruajnė njė peticion, i cili shpjegon arsyet pėr shkarkim. Nė rast se peticioni supozon sėmundjen e rėndė, Kuvendi do tė kėrkojė mendimin e konsiliumit mjekėsor pėr gjendjen shėndetėsore tė Presidentit. Nė rast se peticioni supozon ndonjė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės, peticioni duhet t’i dorėzohet menjėherė Gjykatės Kushtetuese, e cila vendosė pėr kėtė ēėshtje brenda shtatė (7) ditėsh nga marrja e peticionit.

3. Nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė dėnuar pėr ndonjė krim tė rėndė ose kur nėse Kuvendi, nė pajtim me kėtė nen, konstaton qė Presidenti nuk ėshtė i aftė tė ushtrojė pėrgjegjėsitė e tij/saj pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė ose nėse Gjykata Kushtetuese konstaton se ajo/ai ka bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės, Kuvendi mund tė shkarkojė Presidentin me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė tij.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit