Kuvendi i republikės sė Kosovės

Neni 63 [Parimet e Pėrgjithshme]

Kuvendi ėshtė institucion ligjvėnės i Republikės sė Kosovės i zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli.


Neni 64 [Struktura e Kuvendit]

1. Kuvendi ka njėqind e njėzet (120) deputetė tė zgjedhur me votim tė fshehtė bazuar nė listat e hapura. Vendet nė Kuvend ndahen midis tė gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatėve tė pavarur, nė pėrpjesėtim me numrin e votave tė vlefshme, tė fituara prej tyre, nė zgjedhjet pėr Kuvendin.

2. Nė kuadėr tė kėsaj ndarjeje, njėzet (20) prej njėqind e njėzet (120) vendeve janė tė garantuara pėr pėrfaqėsimin e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovės, si vijon:

(1) partitė, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatėt e pavarur, tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetin Serb, do tė kenė numrin e vendeve nė Kuvend tė fituar nė zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetė (10) vende tė garantuara, nė rast se numri i vendeve tė fituara ėshtė mė i vogėl se dhjetė (10);

(2) partitė, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatėt e pavarur, tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetet e tjera, nė Kuvend do tė kenė numrin e vendeve tė fituara nė zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve tė garantuara si nė vijim: komuniteti Rom njė (1) vend; komuniteti Ashkali njė (1) vend; komuniteti Egjiptian njė (1) vend; dhe njė (1) vend shtesė do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, qė ka numrin mė tė madh tė votave tė pėrgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran njė (1) vend, nėse numri i vendeve tė fituara nga secili komunitet ėshtė mė i vogėl se numri i vendeve tė garantuara.


Neni 65 [Kompetencat e Kuvendit]

Kuvendi i Republikės sė Kosovės:
(1)   miraton ligje, rezoluta dhe akte tė tjera tė pėrgjithshme;
(2)   vendos tė ndryshojė Kushtetutėn me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė tij, pėrfshirė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve qė mbajnė vendet e rezervuara dhe tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė;
(3)   shpall referendum, nė pajtim me ligjin;
(4)   ratifikon traktatet ndėrkombėtare;
(5)   miraton Buxhetin e Republikės sė Kosovės;
(6)   zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nėnkryetarėt e Kuvendit;
(7)   zgjedh dhe mund tė shkarkojė Presidentin e Republikės sė Kosovės nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
(8)   zgjedh Qeverinė dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;
(9)   mbikėqyr punėn e Qeverisė dhe tė institucioneve tė tjera publike, tė cilat, nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjeve, i raportojnė Kuvendit;
(10)  zgjedh anėtarėt e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės dhe tė Kėshillit Prokurorial tė Kosovės, nė pajtim me kėtė Kushtetutė;
(11)   propozon gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese;
(12)   mbikėqyr politikėn e jashtme dhe tė sigurisė;
(13)  jep pėlqimin pėr dekretin e Presidentit mbi shpalljen e Gjendjes sė Jashtėzakonshme;
(14)   vendos pėr ēėshtjet me interes tė pėrgjithshėm, tė pėrcaktuara me ligj.


Neni 66 [Zgjedhja dhe Mandati]

1. Kuvendi i Kosovės zgjidhet me mandat katėrvjeēar, duke filluar nga dita e seancės konstituive, qė mbahet brenda tridhjetė (30) ditėsh nga dita e shpalljes zyrtare tė rezultateve tė zgjedhjeve.

2. Zgjedhjet e rregullta pėr Kuvend mbahen mė sė voni tridhjetė (30) ditė para pėrfundimit tė mandatit, kurse nė raste tė shpėrndarjes sė Kuvendit, jo mė vonė se dyzet e pesė (45) ditė pas shpėrndarjes.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės e thėrret seancėn e parė tė Kuvendit. Nė rast se Presidenti i Republikės sė Kosovės nuk ėshtė nė gjendje tė thėrrasė seancėn e parė, Kuvendi mblidhet pa pjesėmarrjen e Presidentit.

4. Mandati i Kuvendit tė Kosovės mund tė vazhdohet vetėm nė raste tė Gjendjes sė Jashtėzakonshme pėr masa emergjente tė mbrojtjes ose nė rast tė rrezikut ndaj rendit kushtetues ose sigurisė publike tė Republikės sė Kosovės, dhe vetėm pėr aq sa zgjat Gjendja e Jashtėzakonshme, siē ėshtė pėrcaktuar me kėtė Kushtetutė.

5. Kushtet, zonat dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj.


Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nėnkryetarėve]

1. Kuvendi i Kosovės nga radhėt e veta zgjedh Kryetarin dhe pesė (5) nėnkryetarė.

2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi mė i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.

3. Tre (3) nėnkryetarėt tė propozuar nga tri grupet mė tė mėdha parlamentare, zgjidhen me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.

4. Dy (2) nėnkryetarė pėrfaqėsojnė komunitetet qė nuk janė shumicė nė Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve. Njėri nėnkryetar do tė jetė nga radhėt e deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vendet tė rezervuara ose tė garantuara tė komunitetit Serb, dhe tjetri nėnkryetar nga radhėt e deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara nga komunitetet tjera qė nuk janė shumicė.

5. Kryetari dhe nėnkryetarėt e Kuvendit shkarkohen me votėn e shumicės prej dy tė tretave (2/3) tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve.

6. Kryetari dhe nėnkryetarėt formojnė Kryesinė e Kuvendit. Kryesia ėshtė pėrgjegjėse pėr funksionimin administrativ tė Kuvendit nė mėnyrėn e pėrcaktuar me Rregulloren e Punės tė Kuvendit.

7. Kryetari i Kuvendit:

(1) pėrfaqėson Kuvendin;

(2) pėrcakton rendin e ditės, thėrret dhe kryeson seancat;

(3) nėnshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;

(4) ushtron edhe funksione tė tjera, nė bazė tė kėsaj Kushtetute dhe Rregullores sė Punės tė Kuvendit.

8. Nė rast mungese ose pamundėsie pėr tė ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zėvendėson njėri nga nėnkryetarėt.


Neni 68  [Seancat]

1. Mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės janė publike.

2. Mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės mund tė jenė tė mbyllura me kėrkesėn e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, tė Kryeministrit ose tė njė tė tretės (1/3) sė deputetėve, nė rastet e pėrcaktuara me Rregulloren e Punės tė Kuvendit. Vendimi miratohet nė mėnyrė tė hapur e transparente dhe kėrkon votėn e dy tė tretave (2/3) tė deputetėve tė Kuvendit tė pranishėm dhe qė votojnė.


Neni 69  [Orari i Seancave dhe Kuorumi]

1. Kuvendi i Kosovės punimet vjetore i zhvillon nė dy sesione.

2. Sesioni pranveror fillon tė hėnėn e tretė tė muajit janar, kurse sesioni vjeshtor fillon tė hėnėn e dytė tė muajit shtator.

3. Kuvendi ka kuorum kur janė tė pranishėm mė shumė se gjysma e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.

4. Kuvendi i Kosovės mblidhet nė seancė tė jashtėzakonshme me kėrkesė tė Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit ose tė njė tė tretės (1/3) tė deputetėve.


Neni 70  [Mandati i Deputetėve]

1. Deputetėt e Kuvendit janė pėrfaqėsues tė popullit dhe nuk i nėnshtrohen asnjė mandati detyrues.

2. Mandati i deputetit tė Kuvendit tė Kosovės fillon ditėn e certifikimit tė rezultatit tė zgjedhjes.

3. Mandati i deputetit mbaron ose bėhet i pavlefshėm, nėse:

(1) nuk bėn betimin;

(2) jep dorėheqjen;

(3) emėrohet anėtar i Qeverisė sė Kosovės;

(4) pėrfundon mandati i Kuvendit;

(5) mungon gjashtė (6) muaj rresht nė seancat e Kuvendit. Nė raste tė veēanta, Kuvendi i Kosovės mund tė vendosė ndryshe;

(6) dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr vepėr penale me njė ose mė shumė vjet burgim;

(7) ajo/ai vdes.

4. Vendet e liruara tė deputetėve nė Kuvend, plotėsohen menjėherė, nė pajtim me kėtė Kushtetutė dhe me ligjin.


Neni 71  [Kualifikimet dhe Barazia Gjinore]

1. Secili shtetas i Republikės sė Kosovės i cili ėshtė tetėmbėdhjetė (18) vjeē ose mė i madh dhe pėrmbush kriteret ligjore, mund tė jetė kandidat pėr deputet.

2. Pėrbėrja e Kuvendit tė Kosovės do tė respektoj parimet e barazisė gjinore tė cilat janė tė pranuara nė pajtim me parimet ndėrkombėtare.


Neni 72 [Papajtueshmėria]

Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nuk mund tė mbajė ndonjė post ekzekutiv nė administratėn publike ose nė ndonjė ndėrmarrje nė pronėsi publike, dhe as tė ushtrojė ndonjė funksion tjetėr ekzekutiv, sikurse ėshtė pėrcaktuar me ligj.


Neni 73  [Pamundėsia e Kandidimit] 

1. Nuk mund tė kandidohen dhe as tė zgjidhen deputetė tė Kuvendit, pa hequr dorė paraprakisht nga detyra e tyre:

(1) gjyqtarėt dhe prokurorėt;

(2) pjesėtarėt e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės;

(3) pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės;

(4) pjesėtarėt e Doganave tė Kosovės;

(5) pjesėtarėt e Agjencisė sė Kosovės pėr Inteligjencė;

(6) udhėheqėsit e agjencive tė pavarura;

(7) pėrfaqėsuesit diplomatikė;

(8) kryetarėt dhe anėtarėt e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

2. Nuk mund tė kandidohen pėr deputetė personat e privuar nga zotėsia juridike pėr tė vepruar, me vendim pėrfundimtar tė gjykatės.

3. Kryetarėt dhe zyrtarėt e tjerė, tė cilėt mbajnė pėrgjegjėsi ekzekutive nė nivel komune, nuk mund tė zgjidhen si deputetė tė Kuvendit pa hequr dorė paraprakisht nga detyra e tyre.


Neni 74 [Ushtrimi i Funksionit]

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės ushtrojnė funksionin e tyre nė interesin mė tė mirė tė Republikės sė Kosovės dhe nė pajtim me kėtė Kushtetutė, ligjet dhe rregullat e procedurės sė Kuvendit.


Neni 75 [Imuniteti]

1. Deputetėt e Kuvendit gėzojnė imunitet nga ndjekja penale, paditė civile ose shkarkimi pėr veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushėveprimit tė pėrgjegjėsive tė tyre si deputetė tė Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale tė deputetėve tė Kuvendit pėr veprimet e ndėrmarra jashtė fushėveprimit tė pėrgjegjėsive sė tyre si deputetė tė Kuvendit.

2. Deputeti i Kuvendit nuk mund tė arrestohet dhe as ndalohet pėrderisa ėshtė duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pėlqimin e shumicės sė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.


Neni 76 [Rregullorja e Punės]

Rregullat e Punės sė Kuvendit miratohen me dy tė tretat (2/3) e votave tė tė gjithė deputetėve tė tij dhe pėrcaktojnė organizimin e brendshėm dhe mėnyrėn e punės sė Kuvendit.


Neni 77 [Komisionet]

1. Kuvendi i Kosovės emėron komisione tė pėrhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc, qė pasqyrojnė pėrbėrjen politike tė Kuvendit.

2. Kuvendi, me kėrkesėn e njė tė tretės (1/3) sė tė gjithė deputetėve tė tij, cakton komisione pėr njė ēėshtje tė veēantė, duke pėrfshirė edhe ēėshtje hetimore.

3. Sė paku njė zėvendėskryesues i secilit komision parlamentar, do tė jetė nga radhėt e komunitetit tjetėr nga ai i kryesuesit.

4. Pushtetet dhe procedurat e komisioneve pėrkufizohen me Rregulloren e Punės tė Kuvendit.


Neni 78 [Komisioni pėr tė Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve]

1. Komisioni pėr tė Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve ėshtė komision i pėrhershėm i Kuvendit. Ky komision pėrbėhet nga njė e treta (1/3) e anėtarėve qė pėrfaqėsojnė grupin e deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt mbajnė vende tė rezervuara a tė garantuara pėr komunitetin Serb, nga njė e treta (1/3) e anėtarėve qė pėrfaqėsojnė grupin e deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt mbajnė vende tė rezervuara a tė garantuara pėr komunitetet e tjera qė nuk janė shumicė, dhe njė e treta (1/3) e anėtarėve nga komuniteti shumicė, tė pėrfaqėsuar nė Kuvend.

2. Me kėrkesėn e cilitdo anėtar tė Kryesisė sė Kuvendit, ēdo ligj i propozuar do tė dorėzohet nė Komisionin pėr tė Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Komisioni, me shumicėn e votave tė anėtarėve tė tij, do tė vendosė nėse do tė bėjė rekomandime nė lidhje me ligjin e propozuar brenda dy javėsh.

3. Pėr tė siguruar qė tė drejtat dhe interesat e komuniteteve janė adresuar si duhet, Komisioni mund t’i bėjė rekomandime komisionit tjetėr pėrkatės ose Kuvendit.

4. Komisioni, me nismėn e vet, mund tė propozojė ligje dhe masa tė tilla tė tjera brenda pėrgjegjėsive tė Kuvendit, tė cilat i konsideron se janė tė duhura pėr tė adresuar interesat e komuniteteve. Anėtarėt e Komisionit mund tė japin mendime individuale.

5. Njė ēėshtje mund t’i referohet komisionit pėr mendim kėshillimor nga Kryesia e Kuvendit, njė komisioni tjetėr, ose njė grupi tė pėrbėrė nga tė paktėn dhjetė (10) deputetė tė Kuvendit.


Neni 79 [Nisma Legjislative]

Nismėn pėr tė propozuar ligje, mund ta marrė Presidenti i Republikės sė Kosovės nga fushėveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetėt e Kuvendit, ose mė sė paku dhjetėmijė qytetarė, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj.


Neni 80 [Miratimi i Ligjeve]

1. Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicėn e votave tė deputetėve tė pranishėm dhe qė votojnė, pėrveē nė rastet kur ėshtė ndryshe e pėrcaktuar me kėtė Kushtetutė.

2. Ligji i miratuar nga Kuvendi nėnshkruhet nga Kryetari i Kuvendit tė Kosovės dhe shpallet nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, pasi ta ketė nėnshkruar brenda tetė (8) ditėsh pasi tė ketė marrė ligjin.

3. Nėse Presidenti i Republikės e kthen ligjin nė Kuvend, ai/ajo duhet tė theksojė arsyet e kthimit tė ligjit. Presidenti i Republikės sė Kosovės tė drejtėn e kthimit tė njė ligji nė Kuvend, mund ta ushtrojė vetėm njė herė.

4. Kuvendi, me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve, vendos pėr miratimin e ligjit tė rikthyer nga Presidenti i Republikės, dhe ligji pėrkatės konsiderohet i shpallur.

5. Nėse Presidenti i Republikės sė Kosovės, brenda tetė (8) ditėsh pas marrjes sė ligjit, nuk merr asnjė vendim pėr shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nėnshkrimin e saj/tij dhe publikohet nė Gazetėn Zyrtare.

6. Ligji hyn nė fuqi pesėmbėdhjetė (15) ditė pas publikimit nė Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės, pėrveē nėse, me vetė ligj nuk pėrcaktohet ndryshe.


Neni 81 [Legjislacioni me Interes Vital]

1. Pėr miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve nė vijim, kėrkohet vota e shumicės sė deputetėve tė Kuvendit tė cilėt janė tė pranishėm dhe qė votojnė, si dhe tė shumicės sė deputetėve tė Kuvendit qė janė tė pranishėm dhe qė votojnė, tė cilėt mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e Komuniteteve qė nuk janė shumicė:

(1) ligjet tė cilat ndryshojnė kufijtė e komunave, themelojnė ose shuajnė komuna, pėrkufizojnė shtrirjen e pushteteve tė komunave dhe pjesėmarrjen e tyre nė marrėdhėniet ndėrkomunale dhe tejkufitare;

(2) ligjet tė cilat zbatojnė tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre, me pėrjashtim tė atyre tė pėrcaktuara me Kushtetutė;

(3) ligjet pėr pėrdorimin e gjuhėve;

(4) ligjet pėr zgjedhjet lokale;

(5) ligjet pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore;

(6) ligjet pėr liritė fetare ose pėr marrėveshjet me komunitetet fetare;

(7) ligjet pėr arsimin;

(8) ligjet pėr pėrdorimin e simboleve, pėrfshirė simbolet e komuniteteve dhe pėr festat publike.

2. Asnjėri nga ligjet me interes vital, nuk mund t’i nėnshtrohet referendumit.


Neni 82  [Shpėrndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpėrndahet nė kėto raste:

(1)   nėse brenda afatit prej gjashtėdhjetė (60) ditėsh nga dita e caktimit tė mandatarit nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, nuk mund tė formohet Qeveria;

(2)   nėse pėr shpėrndarjen e Kuvendit votojnė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve, shpėrndarja bėhet me dekret tė Presidentit tė Republikės sė Kosovės;

(3)   nėse brenda afatit prej gjashtėdhjetė (60) ditėsh nga dita e fillimit tė procedurės sė zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikės sė Kosovės.

2. Kuvendi mund tė shpėrndahet nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, pas votimit tė suksesshėm tė mosbesimit tė Qeverisė.

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit