Dispozitat pėrfundimtare

Neni 143 [Propozimi Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės]

Pavarėsisht dispozitave tjera tė kėsaj Kushtetute:

1. Tė gjitha autoritetet nė Republikėn e Kosovės veprojnė nė pajtim me tė gjitha detyrimet e Republikės sė Kosovės sipas Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės tė datės 26 mars 2007. Ato do tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme pėr zbatimin e tyre.

2. Dispozitat e Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės tė datės 26 mars 2007 kanė epėrsi ndaj tė gjitha dispozitave tė tjera ligjore nė Kosovė.

3. Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore tė Republikės sė Kosovės interpretohen nė pajtueshmėri me Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės tė datės 26 mars 2007. Nė rast se ka papajtueshmėri midis dispozitave tė kėsaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve tė tjera ligjore tė Republikės sė Kosovės dhe dispozitave tė marrėveshjes, kjo e fundit do tė mbizotėrojė.


Neni 144 [Amendamentimi]

1. Qeveria, Presidenti ose njė e katėrta (1/4) e deputetėve tė Kuvendit, sipas Rregullores sė Punės tė Kuvendit, mund tė propozojnė ndryshime dhe amendamentime tė kėsaj Kushtetute.

2. Ēdo ndryshim do tė kėrkojė miratimin e dy tė tretave (2/3) tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit, pėrfshirė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Kosovės.

3. Ndryshimet nė kėtė Kushtetutė mund tė miratohen nga Kuvendi vetėm pasi tė ketė adresuar Kryetari i Kuvendit tė Kosovės amendamentin e propozuar nė Gjykatėn Kushtetuese pėr tė vlerėsuar paraprakisht nėse ndryshimi i propozuar nuk pakėson ndonjė tė drejtė dhe liritė e pėrcaktuara nė Kapitullin II tė Kushtetutės.

4. Ndryshimet e Kushtetutės hyjnė nė fuqi menjėherė pas miratimit tė tyre nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės.


Neni 145 [Vazhdimėsia e Marrėveshjeve Ndėrkombėtare dhe e Legjislacionit tė Aplikueshėm]

1. Marrėveshjet ndėrkombėtare dhe aktet e tjera pėr bashkėpunimin ndėrkombėtarė, qė janė nė fuqi ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute, do tė vazhdojnė tė respektohen deri atėherė kur ato marrėveshje ose akte tė rinegociohen ose kur tė bėhet tėrheqja nga to nė pajtueshmėri me kushtet e tyre ose deri atėherė kur ato tė zėvendėsohen nga marrėveshje ose akte tė reja ndėrkombėtare me tė cilat mbulohen fushat e njėjta dhe qė janė miratuar nė pajtim me kėtė Kushtetutė.

2. Legjislacioni i aplikueshėm nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute vazhdon tė zbatohet pėr aq sa tė jetė nė pajtueshmėri me kėtė Kushtetutė, derisa tė mos shfuqizohet, zėvendėsohet ose amendamentohet nė pajtueshmėri me kėtė Kushtetutė.
 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit