Sektori i sigurisė

Neni 125 [Parimet e Pėrgjithshme]

1. Republika e Kosovės ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinė, drejtėsinė, sigurinė publike, inteligjencėn, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve nė territorin e vet.

2. Institucionet e sigurisė nė Republikėn e Kosovės mbrojnė sigurinė publike dhe tė drejtat e tė gjithėve nė Republikėn e Kosovės. Institucionet veprojnė me transparencė tė plotė dhe nė pajtim me standardet demokratike e me tė drejtat e njeriut tė njohura ndėrkombėtarisht. Institucionet e Sigurisė duhet tė pasqyrojnė shumėllojshmėrinė etnike tė popullit tė Republikės sė Kosovės.

3. Republika e Kosovės respekton plotėsisht tė gjitha marrėveshjet e aplikueshme ndėrkombėtare dhe ligjin pėrkatės ndėrkombėtar dhe bashkėpunon me organet ndėrkombėtare tė sigurisė e me homologėt rajonalė.

4. Kontrolli civil dhe demokratik mbi institucionet e sigurisė garantohet.

5. Kuvendi i Republikės sė Kosovės mbikėqyr buxhetin dhe politikat e institucioneve tė sigurisė, sikur rregullohet me ligj.


Neni 126 [Forca e Sigurisė e Kosovės]

1. Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė forcė kombėtare e sigurisė pėr Republikėn e Kosovės, dhe mund tė dėrgoj pjesėtarėt e saj jashtė vendit nė pėrputhje tė plotė me pėrgjegjėsitė e saj ndėrkombėtare.

2. Forca e Sigurisė e Kosovės mbron qytetarėt dhe komunitetet e Republikės sė Kosovės nė bazė tė kompetencave tė pėrcaktuara me ligj.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, e cila gjithmonė i nėnshtrohet kontrollit tė autoriteteve civile tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike.

4. Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė profesioniste, pasqyron shumėllojshmėrinė etnike tė popullit tė Republikės sė Kosovės dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikės sė Kosovės.

5. Komandantin e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės e emėron Presidenti i Republikės sė Kosovės, nė bazė tė rekomandimit tė Qeverisė. Organizimi i brendshėm i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės rregullohet me ligj.


Neni 127 [Kėshilli i Sigurisė i Kosovės]

1. Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės, nė bashkėpunim me Presidentin e Republikės sė Kosovės dhe Qeverinė, pėrgatit strategjinė e sigurisė pėr Republikėn e Kosovės. Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės ka edhe rol kėshillues nė tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me sigurinė nė Republikėn e Kosovės.

2. Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės kryesohet nga Kryeministri me mbėshtetje nga Qeveria, pėrveē gjatė periudhės sė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, sikurse ėshtė parashikuar me kėtė Kushtetutė.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės mund tė kėrkojė takime tė Kėshillit tė Sigurisė tė Republikės sė Kosovės, dhe Kėshilli ėshtė i obliguar tė bashkėrendojė punėn e tij ngushtėsisht me Presidentin. Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės do tė bashkėpunojė ngushtėsisht me autoritetet ndėrkombėtare.

4. Anėtarėt e Kėshillit tė Sigurisė tė Republikės sė Kosovės emėrohen dhe shkarkohen nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.


Neni 128 [Policia e Kosovės]

1. Policia e Republikės sė Kosovės mban pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen e rendit dhe sigurisė publike nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.

2. Policia e Republikės sė Kosovės ėshtė profesioniste dhe pasqyron shumėllojshmėrinė etnike tė popullit tė Republikės sė Kosovės.

3. Kryeministri emėron Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Republikės sė Kosovės me rekomandimin e Qeverisė dhe nė pajtim me ligjin. Organizimi i brendshėm i Policisė sė Kosovės, rregullohet me ligj.

4. Policia e Republikės sė Kosovės ka zinxhir tė unifikuar komandues nė tėrė Republikėn e Kosovės, me stacione policore tė cilat korrespondojnė me kufijtė komunalė. Policia e Kosovės lehtėson bashkėpunimin me autoritetet komunale dhe udhėheqėsit e bashkėsive pėrmes themelimit tė Kėshillave Lokale, sikur ėshtė rregulluar me ligj. Pėrbėrja etnike e policisė brenda njė komune duhet tė pasqyron, deri nė shkallėn mė lartė tė mundshme, pėrbėrjen etnike tė popullsisė brenda komunės pėrkatėse.

5. Policia e Republikės sė Kosovės mban pėrgjegjėsinė pėr kontrollin e kufirit nė bashkėpunim tė drejtpėrdrejtė me autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare.


Neni 129 [Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė]

1. Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė zbulon, heton dhe mbikqyr kėrcėnimet ndaj sigurisė nė Republikėn e Kosovės.

2. Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė ėshtė profesioniste,politikisht e paanshme, shumetnike dhe i nėnshtrohet mbikėqyrjes nga Kuvendi nė mėnyrėn e pėrcaktuar me ligj.

3. Presidenti i Republikės sė Kosovės dhe Kryeministri, pas konsultimit me Qeverinė, sė bashku emėrojnė Drejtorin, Zėvendėsdrejtorin dhe Inspektorin e pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Kosovės pėr Inteligjencė. Kualifikimi dhe mandati, rregullohen me ligj.

4. Presidenti i Republikės sė Kosovės dhe Kryeministri marrin tė njėjtat informacione nė lidhje me inteligjencėn.


Neni 130 [Autoriteti Civil i Aviacionit]

1. Autoriteti Civil i Aviacionit tė Republikės sė Kosovės rregullon veprimtarinė e aviacionit civil nė Republikėn e Kosovės dhe ėshtė ofrues i shėrbimeve tė navigacionit ajror, sikur ėshtė pėrcaktuar me ligj.

2. Autoriteti Civil i Aviacionit bashkėpunon plotėsisht me autoritetet relevante ndėrkombėtare dhe vendore, tė pėrcaktuara me ligj.


Neni 131 [Gjendja e Jashtėzakonshme]

1. Presidenti i Republikės mund tė shpallė Gjendjen e Jashtėzakonshme, kur:

(1) ka nevojė pėr masa emergjente tė mbrojtjes;

(2) ka rrezik tė brendshėm ndaj rendit kushtetues ose sigurisė publike;

(3) ka fatkeqėsi natyrore, e cila prek tėrė territorin e Republikės sė Kosovės ose njė pjesė tė tij.

2. Gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės nuk suspendohet. Kufizimet mbi tė drejtat dhe liritė e garantuara me kėtė Kushtetutė, bėhen vetėm deri nė shkallėn e nevojshme, pėr sa mė pak kohė qė tė jetė e nevojshme dhe nė pėrputhje tė plotė me kėtė Kushtetutė. Gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, ligji pėr zgjedhjet e Kuvendit dhe tė Komunave nuk mund tė ndryshohet. Parimet e tjera pėr veprimet e institucioneve publike gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme rregullohen me ligj, por ato nuk duhet tė jenė nė shpėrputhje me kėtė nen.

3. Nėse paraqitet nevoja pėr marrjen e masave emergjente tė mbrojtjes, Presidenti i Republikės sė Kosovės, pas konsultimit me Kryeministrin, shpall Gjendjen e Jashtėzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes sė Jashtėzakonshme, Presidenti i Republikės sė Kosovės shpallė menjėherė dekretin, i cili pėrcakton natyrėn e kėrcėnimit dhe ēfarėdo kufizimi pėr tė drejtat dhe liritė. Brenda dyzet e tetė (48) orėsh, Kuvendi mund tė japė pėlqimin me dy tė tretat (2/3) e votave tė deputetėve tė pranishėm dhe qė votojnė. Nėse nuk jepet pėlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcė as efekt.

4. Nėse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisė publike nė Republikėn e Kosovės, ose ekziston njė fatkeqėsi natyrore nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės ose njė pjesė tė tij, Presidenti i Republikės sė Kosovės, nė konsultim me Kryeministrin, mund tė shpallė Gjendjen e Jashtėzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes sė Jashtėzakonshme, Presidenti i Republikės sė Kosovės shpallė menjėherė njė dekret, i cili pėrcakton natyrėn e gjendjes sė emergjencės dhe ēfarėdo kufizimi mbi tė drejtat dhe liritė. Brenda dyzet e tetė (48) orėsh, Kuvendi mund tė japė pėlqimin e tij me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve tė pranishėm dhe qė votojnė. Nėse nuk jepet pėlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcė as efekt.

5. Gjendja e Jashtėzakonshme zgjat pėr aq kohė sa vazhdon tė kėrcėnojė rreziku dhe nuk mund tė zgjatė mė shumė se pėr njė periudhė prej gjashtėdhjetė (60) ditėsh. Me pėlqimin e shumicės sė deputetėve tė Kuvendit tė pranishėm dhe qė votojnė, Gjendja e Jashtėzakonshme, nėse ėshtė e nevojshme, mund tė zgjatet pėr periudha pasuese prej tridhjetė (30) ditėsh, por jo mė shumė se pėr nėntėdhjetė (90) ditė shtesė gjithsej.

6. Kuvendi mund tė vendosė kufizime tė tilla, sipas nevojės, pėr sa i pėrket kohėzgjatjes dhe shkallės sė Gjendjes sė Jashtėzakonshme. Kur Presidenti konstaton se rreziku ndaj Republikės sė Kosovės ėshtė i natyrės sė jashtėzakonshme, Kuvendi mund tė vendosė qė Gjendja e Jashtėzakonshme tė zgjasė mė shumė se njėqind e pesėdhjetė (150) ditė, vetėm nėse pėr tė votojnė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit.

7. Presidenti i Republikės sė Kosovės, pas konsultimit me Qeverinė dhe Kuvendin, mund tė urdhėrojė mobilizimin e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, pėr tė ndihmuar nė Gjendjen e Jashtėzakonshme.

8. Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės, vetėm gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, ushtron funksione ekzekutive qė kufizohen nė funksionet qė ndėrlidhen nė veēanti me Gjendjen e Jashtėzakonshme. Gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės do tė drejtohet nga Presidenti i Republikės sė Kosovės, sikur rregullohet me ligj. Gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme, Kėshilli i Sigurisė i Republikės sė Kosovės do tė bashkėpunojė ngushtėsisht me Qeverinė, Kuvendin dhe autoritetet ndėrkombėtare.

9. Ligji pėrcakton parimet, lėmit dhe mėnyrėn e kompensimit tė dėmeve tė shkaktuara si pasojė e kufizimeve tė vendosura gjatė Gjendjes sė Jashtėzakonshme.
 

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit