FAQ

Pyetje tė kėrkuara shpesh

P: Si ėshtė zhvilluar Kushtetuta?

Draft Kushtetuta ka qenė e pėrgatitur nga Komisioni Kushtetues qė pėrbėhet nga 21 anėtarė, duke  pėrfshirė ekspertė vendorė dhe pėrfaqėsues tė komuniteteve pakicė nė Kosovė.

P: Si janė pėrzgjedhur anėtarėt e Komisionit Kushtetues?

Presidenti i Kosovės ka emėruar anėtarėt pas konsultimeve me Kryesinė e Kuvendit dhe Kryesuesin e Ekipit pėr Planifikimin e Zyrės sė Pranisė Civile Ndėrkombėtare.

P: Kur ka filluar puna pėr hartimin e Kushtetutės?

Pėrpjekjet fillestare kanė filluar nė fillim tė vitit 2007. Duke filluar me dispozitat kushtetuese tė pėrcaktuara nė planin e Ahtisaarit pėr njė pavarėsi tė mbikėqyrur, Komisioni Kushtetues ka krijuar listėn e ēėshtjeve tė cilat duhet tė adresoheshin nė dokument, duke shqyrtuar shumė kushtetuta, traktate dhe konventa nga e tėrė bota.

P: Ēfarė janė disa nga dispozitat kyēe nė Kushtetutė?

Kushtetuta e Kosovės ėshtė njė dokument modern pėr njė demokraci moderne, i cili pasqyron parimet ndėrkombėtare kushtetuese, pėrfshirė edhe ato qė mundėsojnė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore pėr tė gjithė qytetarėt.

P: Si janė pėrfshirė qytetarėt e Kosovės nė procesin e hartimit?

Anėtarėt e Komisionit Kushtetues janė emėruar ashtu qė nė mėnyrė specifike tė pėrfaqėsojnė interesa tė caktuara tė qytetarėve dhe grupeve.

Me fillimin e procesit tė hartimit, Komisioni Kushtetues ėshtė ndarė nė nėngrupe tė cilat pėr diskutime specifike ftuan ekspertė dhe pėrfaqėsues tė komuniteteve.

Komisioni Kushtetues ka miratuar planin pėr informim publik pėr tė mbėshtetur dialogun publik nė dy faza. Faza e parė ka qenė pėr t’u ofruar qytetarėve informata mbi procesin e hartimit tė kushtetutės dhe pėr tė diskutuar parimet kryesore tė pėrfshira nė Kushtetutė. Gjatė kėsaj faze Komisioni Kushtetues ka dėgjuar pėr shqetėsimet e qytetarėve rreth kushtetutės dhe procesit. Faza e dytė do tė jetė njė diskutim publik i draftit kushtetues pėrmes mediave dhe takimeve me publikun. Qytetarėt po ashtu do tė kenė mundėsi tė komentojnė pėrmes faqes sė internetit tė kushtetutės dhe postės.

P: Kur Kosova do ta ketė Kushtetutėn e saj?

Pasi qė Komisioni Kushtetues tė ketė marrė parasysh komentet e publikut dhe tė miratojė kushtetutėn e propozuar, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar do ta certifikojė pėrputhshmėrinė e saj me planin e Ahtisaarit. Pas kėsaj, Kuvendi i Kosovės duhet tė miratojė Kushtetutėn me anė tė dy tė tretave tė shumicės sė anėtarėve tė tij, pas konsultimeve me anėtarėt e Kuvendit tė cilėt i takojnė komuniteteve tė cilat nuk janė nė shumicė nė Kosovė.

Pėr mė shumė informata vizitoni web faqen: www.kushtetutakosoves.info .

Kapitujt e Kushtetutės

Lidhjet

Lidhje me faqe nė gjuhėn angleze:

Foto nga debatet publike

Lajmet e fundit